Errët
Ndritshëm

Edon Zhegrova pajiset me pasaportë shqiptare

26.08.2025
Foot Mercato Edon Zhegrova Wants To Leave Lille For A V0 Zacspl Vh Iazoaxc09flaxhxen91zcjob0uwe0e0m0

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportën e Shqipërisë, duke hapur rrugën për një kalim më të lehtë te Juventusi. Futbollisti i Lille e ka konfirmuar lajmin me një publikim në rrjetin social Instagram, ku ndau dekretin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, për dhënien e shtetësisë.

Në të njëjtën kohë, ai u pa duke e falenderuar edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një tifoz i flaktë i Juventusit, gjë që i ka shtuar zërat rreth afrimit të tij në Torino.

Sipas Corriere dello Sport, “Zonja e Vjetër” është e gatshme të nisë kontaktet përfundimtare me Lille mes ditës së mërkurë dhe të enjtes, me një ofertë fillestare prej 20 milionë eurosh. Një marrëveshje bazë ndërmjet Zhegrovës dhe Juventusit raportohet të jetë arritur për një kontratë pesëvjeçare, me pagë rreth 2.5 milionë euro në vit.

Fakti që Zhegrova tashmë ka shtetësi shqiptare e bën transferimin edhe më të favorshëm, pasi futbollistët shqiptarë nuk konsiderohen më si ekstra-komunitarë në Serinë A, falë marrëveshjes së nënshkruar midis FSHF-së dhe FIGC.

Nëse negociatat finalizohen, 26-vjeçari nga Prishtina pritet të bëhet futbollisti i radhës shqiptar që vesh fanellën bardhezi të Juventusit.

Zhegrova 4

Errët
Ndritshëm