Errët
Ndritshëm

Kristjan Asllani transferohet te Torino

21.08.2025
535689733 17917147722151735 128012059490762644 N

Torino ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani. 23-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së Ivan Jurić në formë huazimi me vlerë 1.5 milionë euro, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një opsion blerjeje prej 12 milionë eurosh.

Pas shkëmbimit të dokumenteve mes dy klubeve, Asllani po i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe pritet të nënshkruajë kontratën që do ta bëjë zyrtarisht lojtar të ri të Torinos.

I lindur në vitin 2002, mesfushori i kombëtares shqiptare ka zhvilluar deri më tani 88 ndeshje në Serie A, duke luajtur me Empolin dhe Interin, ku ka regjistruar katër gola dhe pesë asiste.

Me kalimin te Torino, Asllani synon të gjejë më shumë hapësira dhe të konfirmohet si një nga mesfushorët më premtues të kampionatit italian.

Errët
Ndritshëm