Errët
Ndritshëm

Inter Miami në gjysmëfinale, Messi mungon për shkak të një dëmtimi

21.08.2025
Afp 20250403 2208233546 V2 Highres Losangelesfootballclubvintermiamiconcacafcha 1743661139

Inter Miami ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës pas fitores dramatike ndaj Tigres UANL, por pa yllin e tyre më të madh, Lionel Messi. Argjentinasi mbeti jashtë fushës për shkak të një problemi muskulor, që e ka shqetësuar prej disa ndeshjesh.

Trajneri Javier Mascherano konfirmoi se Messi ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe po stërvitet veçmas.

Në mungesë të tij, protagonist u bë Luis Suarez, i cili shënoi dy herë nga pika e bardhë, duke i dhënë fitoren skuadrës amerikane. Tifozët e Inter Miami shpresojnë që rikthimi i Messit të vijë sa më shpejt, ndërsa ekipi synon mbrojtjen e titullit të fituar vitin e kaluar.

Errët
Ndritshëm