Errët
Ndritshëm

Autobusi nga Kosova përplaset në Gjermani, 30 të lën:duar

20.08.2025
Aaa 1 600x360

30 udhëtarë janë lënduar pasi një autobus nga Kosova që po transportonte udhëtarë drejt Mynihut është aksidentuar me një kamion në Gjermani.

Siç raportojnë mediat gjermane, aksidenti ka ndodhur gjatë natës derisa në autobus ishin rreth 50 pasagjerë. Dy pasagjerë u shtruan në spital dhe katër të tjerë u transferuan në klinika për vlerësim të mëtejshëm.

E kompania “Dubova Reisen” ka konfirmuar se një autobus i saj, me udhëtarë nga Kosova u aksidentua në Gjermani në orët e para të 20 gushtit. Ky eshte versioni i saj.

“Në autobus udhëtonin 41 pasagjerë. Si pasojë e përplasjes, 3 persona janë lënduar lehtë, dhe të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore të menjëhershme në vendngjarje”.

Udhetaret e pa lënduar, sipas kompanise, janë transportuar me një autobus tjetër drejt destinacionit të tyre.

Rosenheim 24 raportoi se autostrada ku ndodhi aksidenti u mbyll plotësisht në drejtim të Mynihut për rreth dy orë.

Errët
Ndritshëm