Pjesëtarë të Shoqatës së Transportit të Autobusëve Prishtinë–Podujevë protestuan të martën para objektit të Komunës së Prishtinës, pasi kjo e fundit nuk u lejoi ndalesën tek “Xhamia e Llapit” në kryeqytet.
Më 18 gusht 2025, Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndaloi ndalimin e autobusëve ndërurban nga Podujeva në atë pikë, duke e cilësuar si veprim që paraqet rrezik për qarkullimin rrugor.