Errët
Ndritshëm

Jashari për Xhakën: Na lidhin rrënjët shqiptare dhe dëshira për fitore

15.08.2025
Fjaewx2xoaay0eo

Milani ka zyrtarizuar së fundmi transferimin e mesfushorit Ardon Jashari, i cili ka dhënë një konferencë për media përpara debutimit të tij me ‘Rossonerët’.

Mes temave të ndryshme, Jashari është pyetur edhe për raportin që ka me mesfushorin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka. Futbollisti 22-vjeçar u shpreh se lidhja mes tyre shkon përtej fushës së blertë.

Mendoj se Granit Xhaka ka pas vetes një karrierë të madhe, por vazhdon të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm. Kam mësuar shumë prej tij, por ajo që na lidh neve të dy është prejardhja jonë shqiptare dhe rrënjët tona,” tha Jashari.

Ai shtoi se kjo lidhje kulturore dhe emocionale e motivon në çdo sfidë:

Besoj se jemi rritur me atë lloj ‘grinte’ dhe fuqie brenda nesh, me atë zjarr që na shtyn të duam të fitojmë gjithçka që është e mundur, qoftë në një ndeshje futbolli apo diçka tjetër. Kur zbresim në fushë, duam ta fitojmë atë ndeshje. Dhe këtë ndjenjë dua t’ia transmetoj skuadrës nga ana ime, që ekipi ta ndjejë atë zjarr në fushë.”

Jashari përfundoi me një mesazh motivues: “Sa më shumë ta kemi atë energji, aq më shumë ndeshje do të fitojmë. Sepse ndonjëherë nuk është vetëm çështje futbolli, por emocionesh. Shpeshherë skuadra që e dëshiron më shumë fitoren, e arrin atë.”

Ky transferim shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e Jasharit, ndërsa tifozët e Milanit presin debutimin e tij me shumë interes.

Errët
Ndritshëm