Vdes një grua në QKUK, rasti nën hetim
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke u trajtuar.
Sipas njoftimit zyrtar, vdekja ka ndodhur më 13 gusht 2025, rreth orës 01:45, ndërsa rasti i saj ishte raportuar më 10 gusht në Gjilan.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë më 14 gusht.
Rasti është regjistruar si “hetim mbi vdekjen” dhe po trajtohet nga njësitë kompetente.