Errët
Ndritshëm

Konfirmohet raportimi i Shënjestrës, një i arrestuar për vrasjen e Bajraktarit

12.08.2025
Enver Bajraktari 1 1

“Shenjester” ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e një personi të dyshuar në lidhje me vrasjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

Tani, Policia e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht informacionin.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar:

T.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Arrestimi është bërë në kuadër të hetimeve intensive që janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore, ndërsa hetuesit aktualisht po vazhdojnë me procedurat e nevojshme policore.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në fillim të gushtit në fshatin Baicë, ku u vra Enver Bajraktari.

Errët
Ndritshëm