Errët
Ndritshëm

Ekskluzive: Arrestohet një person lidhur me vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit

12.08.2025
Img 20250812 Wa0016

Një person është arrestuar në mëngjesin e së martës në fshatin Baicë të Lipjanit lidhur me vrasjen e Enver Bajraktarit.

Kështu ka mësuar Shënjestër nga burime të afërta brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Bajraktari ishte gjetur i groposur në një arë me misër, rreth 1 km larg shtëpisë së tij më 4 gusht.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ai ishte vrarë me mjete të forta para se të varrosej në një gropë rreth dy metrave.

Shënjestër ka tentuar të marrë edhe versionin zyrtar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria, por deri tash nuk kanë kthyer përgjigje.

Errët
Ndritshëm