Një vrasje ka ndodhur në orët e pasdites së hënë në lagjen Hajvali, në rrugën “Minatori”.
Viktima, një person me inicialet M.M., është dërguar në QKUK pa shenja jete.
Motivi i ngjarjes ende nuk dihet, ndërsa policia ka identifikuar personin e dyshuar për vrasjen.
Deri më tani, nuk raportohet për ndonjë arrestim, mëson Shënjestër nga burime brenda Prokurorisë.
Hetimet janë duke vazhduar.