Errët
Ndritshëm

Sot në Prishtinë mbahet protestë solidariteti me popullin e Gazës

09.08.2025
Screenshot 13 6

Këtë të shtunë do të mbahet një protestë në Prishtinë, në shenjë solidariteti me popullin e Gazës, i cili po vuan nga gjenocidi i Izraelit.

Tubimi nis në orën 19:00, në shesh, para Ministrisë së Kulturës dhe Kino ABC-së.

Organizatorët theksojnë se “heshtja nuk është opsion”.

“Ky tubim është një akt simbolik solidariteti me popullin e Gazës, i cili po përballet me shfarosje, urie dhe gjenocid, përballë një indiference globale të papranueshme”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet thirrje për ndërgjegjësim dhe drejtësi për situatën e rëndë humanitare në Palestinë.

Numri i civilëve të vrarë nga Izraeli në Palestinë është 61,258 persona, shumica gra e fëmijë, teksa të plagosur janë 152,045 palestinezë.

Errët
Ndritshëm