Errët
Ndritshëm

Lewandowski mungon në Kupën Gamper për shkak të lëndimit

09.08.2025
January 26, 2025, Barcelona, Barcelona, Spain: Robert Lewandowski Of F.c Barelona In Action During The Football Match Of Spanish Championship Laliga Ea Sports Between F.c Barcelona And Valencia C.f Played At Olympic Lluis Companys Stadium. Final Score: Fc

Barcelona do të përballet pa yllin e saj kryesor, Robert Lewandowskin, në ndeshjen e së dielës kundër Comos në kuadër të Kupës Gamper.

Klubi katalanas ka konfirmuar se sulmuesi polak 36-vjeçar do të mungojë për shkak të një problemi në kofshën e majtë. Afati i rikthimit të tij do të varet nga ecuria e rikuperimit.

Ndërkohë, mesfushori Dani Olmo është stërvitur veçmas nga skuadra për shkak të disa shqetësimeve fizike, edhe pse ato konsiderohen të vogla.

Përballja mes Barcelonës dhe Comos do të zhvillohet të dielën, më 10 gusht, në orën 22:00, në “Olympic Stadium” të Montjuïc, duke shënuar edhe prezantimin tradicional të ekipit para fillimit të sezonit të ri.

Errët
Ndritshëm