Errët
Ndritshëm

Kingsley Coman mund të bashkohet me Al-Nassr

09.08.2025
Afp Fr E678f06211912e70107d5b4ce1b89f1555f3b118

Klubi saudit Al-Nassr ka bërë një ofertë zyrtare për transferimin e sulmuesit të krahut, Kingsley Coman, nga Bayern Munich, sipas gazetarit Fabrizio Romano. Negociatat po zhvillohen intensivisht me klubin bavarez dhe vetë futbollistin 29-vjeçar francez.

Al-Nassr synon të përmbyllë sa më shpejt këtë transferim, duke shfaqur ambicie të mëdha për përforcimin e skuadrës së tyre.

Coman është pjesë e Bayern Munich që prej verës së vitit 2015. Ai u huazua fillimisht nga Juventusi dhe më pas kontrata e tij u blodh për 21 milionë euro. Gjatë karrierës së tij me klubin bavarez, sulmuesi ka zhvilluar 339 ndeshje, duke shënuar 72 gola dhe dhënë 71 asistime.

Vlera aktuale e tij në treg sipas Transfermarkt është rreth 30 milionë euro.

Ky lëvizje mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në skuadrën e Bayern Munich dhe në projektet e Al-Nassr në sezonin e ardhshëm.

Errët
Ndritshëm