Manchester United ka bërë një tjetër investim të madh veror, duke njoftuar zyrtarisht marrëveshjen pesëvjeçare me sulmuesin 22-vjeçar slloven Benjamin Šeško.
Sipas raportimit të The Athletic, Šeško vjen nga Leipzig për një shumë të përgjithshme prej 85 milionë eurosh, që përfshin 76.5 milionë euro fikse dhe 8.5 milionë euro në bonuse. Ky transferim vjen pas investimeve të mëdha të Manchester United këtë verë, ku klubi ka shpenzuar edhe 75 milionë euro për Matheus Cunha dhe 80 milionë euro për Bryan Mbeumo.
Pavarësisht mungesës së kualifikimit për garat evropiane këtë sezon, ambicja e United është e qartë: rikthimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm përmes përforcimeve të fuqishme në skuadër.
Ky lëvizje nënvizon vendosmërinë e klubit për të rikthyer prestigjin dhe konkurrencën në nivelet më të larta të futbollit europian.