Errët
Ndritshëm

Rusia pranon takim Putin-Trump, hesht për takim trepalësh me Zelenskyn

07.08.2025
E4f25431 374b 431a 97d8 C585bf07e1e5

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka deklaruar se Rusia dhe SHBA “në thelb kanë arritur” një marrëveshje për mbajtjen e një takimi mes Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit “në ditët në vijim”.

“Në bashkëpunim me kolegët amerikanë, tani po fillojmë përgatitjet konkrete”, tha Ushakov për një televizion rus, citon The Guardian.

Ai ka minimizuar gjithashtu sugjerimet për një samit të mundshëm trepalësh me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se kjo ide është përmendur vetëm nga pala amerikane, por “nuk është diskutuar fare nga Rusia”.

“Pala ruse e la këtë opsion plotësisht pa koment”, përfundoi Ushakov.

Errët
Ndritshëm