Errët
Ndritshëm

Rrahje në Skenderaj, dy të arrestuar, katër të lënduar

06.08.2025

Katër persona janë lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga Policia nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht katër qytetarë, tre meshkuj dhe një femër.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Errët
Ndritshëm