Katër persona janë intervistuar nga Policia lidhur me një vrasje të rëndë që u raportua të hënën në fshatin Baicë të Lipjanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, identiteti i viktimës ende nuk është zbuluar.
Trupi i pajetë i viktimës është gjetur i varrosur në një arë, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 50-60 vjeç.
“Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025 – 12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili, sipas IML-së, është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar bashkë me njësinë e zhvarrimit dhe e kanë nxjerrë trupin e pajetë. Momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë”, thuhet në raport.
Rasti po hetohet si vrasje e rëndë, ndërsa hetimet janë në zhvillim.