Errët
Ndritshëm

Dhunë në familje, sebep alkooli

05.08.2025

Një person është arrestuar në Graqanicë pasi, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Fillimisht ka nisur si fjalosje, e më pas ka kaluar në dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti pas një fjalosje dhe nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Rasit dyshohet se ka ndodhur të hënën rreth orës 14:20.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Errët
Ndritshëm