Manchester City ka arritur një marrëveshje paraprake për rinovimin e kontratës me mbrojtësin portugez Ruben Dias, raporton gazetari i njohur David Ornstein në rrjetin social X.
Kontrata aktuale e 28-vjeçarit është e vlefshme deri në qershor 2027, por klubi ka vendosur ta zgjatë bashkëpunimin me një marrëveshje afatgjatë, duke e vlerësuar rolin e tij si shtyllë në mbrojtje që prej ardhjes nga Benfica në vitin 2020.
Gjatë sezonit të fundit, Dias u aktivizua në 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa shërbeu edhe si kapiten në disa prej tyre, megjithëse nuk regjistroi asnjë gol apo asist.