Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar Millosh Antoviqin me 4 vjet e 11 muaj burgim dhe gjobë prej 20 mijë euro, për sulmin në Zveçan më 29 maj 2023, ku u lënduan dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.
Antoviq kishte arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale, për një dënim unik prej 5 vjet burgim dhe gjobë 20 mijë euro. Mbrojtja kërkoi që gjoba të paguhet me këste, kërkesë kjo që u aprovua pjesërisht nga gjykata, e cila caktoi dënimin përfundimtar me 4 vjet e 11 muaj burg dhe gjobë prej 20 mijë euro që duhet të paguhet me këste brenda dy vjetëve.
Ai ishte akuzuar për katër vepra penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve”.
Aktakuza ndaj Antoviqit ishte ngritur më 30 korrik 2025.