Errët
Ndritshëm

Lucas Vazquez në kërkim të një sfide të re pas largimit nga Real Madridi

04.08.2025
F7657d91 E1b8 47d0 9973 C931ef893d47

Ish-anësori i Real Madridit, Lucas Vazquez, vazhdon të jetë pa skuadër pas përfundimit të kontratës me “Los Blancos” në fillim të kësaj vere. Me një karrierë të pasur dhe një listë të gjatë trofesh, spanjolli me përvojë po shqyrton opsione të ndryshme për të vazhduar karrierën.

Sipas gazetës spanjolle Marca, një klub nga La Liga është duke bërë përpjekje serioze për të siguruar shërbimet e tij, ndërsa në horizont janë paraqitur edhe gjigantët italianë Milan dhe Juventus. Kujtojmë se Vazquez e nisi karrierën te Espanyol, ndaj një rikthim në futbollin spanjoll nuk përjashtohet.

Gjatë qëndrimit të tij prej afro dy dekadash te Real Madridi, 34-vjeçari zhvilloi 402 ndeshje dhe fitoi plot 23 trofe, përfshirë pesë Liga të Kampionëve dhe katër tituj në La Liga. Me këtë palmares mbresëlënës, Vazquez mbetet një emër i kërkuar në tregun e transferimeve.

Errët
Ndritshëm