Një grua është arrestuar të dielën pasdite në Obiliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe ka shkaktuar dëme materiale brenda shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:30, ku, sipas Policisë, e dyshuara ka sulmuar fizikisht të afërmit e saj dhe ka demoluar disa nga orenditë shtëpiake.
Pas intervenimit të Policisë dhe konsultimit me prokurorin e rastit, ndaj saj është iniciuar procedura penale, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.