Një tërmet me magnitudë 3 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në Shqipëri, me epiqendër rreth 9 kilometra në veri-veriperëndim të Tiranës dhe në një thellësi prej 15 kilometrash, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raporton A2 CNN.
Lëkundjet janë ndjerë lehtë në Tiranë dhe zonat përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Pas tërmetit të parë, është regjistruar edhe një lëkundje e dytë më e lehtë, me magnitudë 2 të shkallës Rihter. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën.