Qytetarët që po hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare në Dheun e Bardhë po përballen me pritje deri në dy orë, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuar pas orës 16:00.
Edhe në Jarinjë situata paraqitet e ngarkuar, ku pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në një orë.
Ndërkohë, në pikat tjera kufitare qarkullimi është më i lehtë. Në Han të Elezit, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 30 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar rekomandon qytetarët që të informohen paraprakisht për gjendjen në kufi para se të nisen për udhëtim.