Errët
Ndritshëm

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht

02.08.2025

Deputeti Adem Hoxha, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur, janë sulmuar fizikisht të premten në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rreth orës 18:30, Policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person ishte paraqitur me lëndime trupore, të shkaktuara gjatë një përleshjeje fizike.

“Pas marrjes së ndihmës së parë, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekëve ka pësuar lëndime të lehta trupore,” tha Bytyqi.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Sipas të dhënave fillestare, viktimat janë: qytetari A.H. (Adem Hoxha), bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur.

Motivi i sulmit mbetet ende i panjohur, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Errët
Ndritshëm