Errët
Ndritshëm

Vdiq një fëmijë nga aksidenti në Drenas

01.08.2025

Një fëmijë ka vdekur të enjten, si pasojë e aksidentit që ndodhi në Skënderaj më 24.07.2025.

Policia ka konfirmuar vdekjen e viktimës, trupi i të cilit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime në aksidentin në të cilin u përfshinë tre vetura.

“Skenderaj, 24.07.2025, 19:32. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë – fëmijë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Errët
Ndritshëm