Milan Skriniar ka zyrtarizuar transferimin e tij te Fenerbahçe, duke firmosur një kontratë katërvjeçare me klubin turk pas largimit nga Paris Saint-Germain. Mbrojtësi sllovak rikthehet në Stamboll me ambicie të mëdha për të ndihmuar “Kanarinat e Verdha” në garën për titull në Super Lig.
Lëvizja drejt Fenerbahçes shihet si një mundësi për të rilindur si lider në mbrojtje, në një skuadër që po ndërtohet për sukses.
Me afrimin e tij, Fenerbahçe përforcon ndjeshëm repartin difensiv, ndërsa përgatitet për sezonin e ri me objektiva të larta.