Errët
Ndritshëm

Investim 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

01.08.2025
8e97c5db 0132 413f 9d86 2f36b45691ca

Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe do të investojë 1.9 milionë euro.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e Llapit të premten.

Sipas projektit parashihet ndërtimi i tribunës së re lindore, e mpo ashtu mbulesa e të gjitha tribunave dhe instalimi i ndriçimit të fushës sipas standardeve të UEFA-s, kategoria e tretë.

“Ky investim do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e ndeshjeve gjatë mbrëmjeve dhe padyshim që do të ndikojë në rritjen e numrit të tifozëve tanë në stadium. Ky projekt na motivon edhe më shumë që të vazhdojmë me organizim të ufqishëm dhe me një skuadër të konsoliduar në nivel vendi”, ka shkruar Llapi ndër të tjera në Facebook.

Errët
Ndritshëm