Errët
Ndritshëm

Policia heton rast të rëndë dhunimi në Mitrovicë, autorët në arrati

31.07.2025

Një rast i rëndë dhunimi është raportuar në Mitrovicën e Jugut, ku dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë rrëmbyer një grua kosovare dhe më pas e kanë dhunuar.

Rasti ndodhi të mërkurën, rreth orës 00:30.

Sipas raportit të Policisë, viktima është futur me forcë në një veturë dhe është dërguar në një lokacion tjetër, ku është dhunuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa viktima pritet të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor.

Hetimet janë duke vazhduar, dhe autoritetet janë në kërkim të të dyshuarve.

Errët
Ndritshëm