Errët
Ndritshëm

Dënohet me 15 vjet burg Millosh Pleskoviq për krime lufte në Prizren

31.07.2025

Millosh Pleskoviq është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998-1999 në Prizren.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 7 qershor 2024, Pleskoviq, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur, ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Ai akuzohet për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare ndaj personave civilë, përfshirë përdorimin e dhunës me pasoja fatale.

Errët
Ndritshëm