Errët
Ndritshëm

Gërmimet në Brekoc nxjerrin eshtra, dyshohet për të zhdukur të luftës

30.07.2025

Gërmimet në Brekoc të Gjakovës kanë nxjerrë në dritë mbetje mortore që dyshohet t’u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur konfirmoi të mërkurën se eshtrat janë gjetur në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.

“Pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet tona kanë hasur në eshtra”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Mbetjet do t’i nënshtrohen analizave për identifikim përmes ADN-së, për t’u dhënë emër e histori.

Komisioni tha se prioritet i mbetet ndriçimit të fatit të të zhdukurve dhe informimit të familjarëve.

Në Kosovë, ende mungojnë mbi 1,600 persona të zhdukur nga lufta e viteve 98-99.

Errët
Ndritshëm