Errët
Ndritshëm

Apeli pranon sërish ankesë për paraburgimin e pesë policëve në rastin Zejnullahu

30.07.2025

Gjykata e Apelit ka pranuar një tjetër ankesë lidhur me vendimin për caktimin e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Të dyshuarit janë rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarët policorë Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.

“Ju njoftojmë se lënda me ankesë lidhur me këtë çështje është pranuar më 25.07.2025 në Gjykatën e Apelit dhe ka marrë shenjën PN1.DP.nr.1081/2025”, njoftoi zëdhënësja e Apelit, Laureta Ulaj.

Kurse, Gjykata e Apelit- Departamenti i Përgjithshëm, më 17 korrik 2025 kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve dhe, sipas detyrës zyrtare, kishte anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore.

Megjithatë, edhe në rivendosje, Themelorja më 23 korrik 2025 kishte vendosur sërish që të dyshuarit të mbeten në paraburgim.

Errët
Ndritshëm