Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona më 28.07.2025 në Klinë, pasi dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 15 fishekë dhe 5 gëzhoja.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.