Errët
Ndritshëm

Vjedhje në një market në Fushë Kosovë, një person dërgohet në mbajtje

28.07.2025

Një rast vjedhjeje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 korrik 2025, rreth orës 04:32, kur ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar se dy persona kanë hyrë në një market, ndërsa njëri prej tyre ka vjedhur para të gatshme nga arka.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse.

Errët
Ndritshëm