Errët
Ndritshëm

Sterling në radarët e Napolit, vendimi pritet së shpejti

25.07.2025
2166413026

Raheem Sterling pritet të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së verës, teksa një ofertë konkrete për shërbimet e tij ka mbërritur nga Napoli në 48 orët e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.

Sulmuesi anësor anglez, tashmë 30-vjeçar, është kthyer në një emër të diskutuar për merkaton italiane, ndërsa Chelsea po synon ta largojë përmes një marrëveshjeje të përhershme. Napoli, në kërkim të përforcimeve në krahët e sulmit, e ka përfshirë Sterlingun në listën e ngushtë së bashku me Dan Ndoyen e Bolognas dhe Takefusa Kubon e Real Sociedad.

Sterling sezonin e fundit e kaloi në formë huazimi te Arsenali, ku realizoi një gol dhe dhuroi pesë asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat. Edhe pse nuk ishte titullar i padiskutueshëm, eksperienca dhe shpejtësia e tij mbeten ende një aset i çmuar për çdo skuadër që synon tituj.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse negociatat mes palëve do të konkretizohen dhe nëse Sterling do të nisë një aventurë të re në Serie A.

Errët
Ndritshëm