Errët
Ndritshëm

Ekstradohet nga Gjermania 27-vjeçari i kërkuar për vjedhje të rëndë

24.07.2025

27-vjeçari L.M., i shpallur në kërkim nga drejtësia kosovare për veprën penale “vjedhje e rëndë”, është ekstraduar nga Gjermania drejt Kosovës.

Operacioni është realizuar mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga Njësia për Menaxhimin e Urdhëresave dhe Arrestimeve në kuadër të Policisë së Kosovës.

L.M. ishte subjekt i një urdhërese aktive dhe i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, ai është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku tashmë ka nisur vuajtjen e dënimit.

Errët
Ndritshëm