Errët
Ndritshëm

Grabitje në Viti: Viktimës i rrëmbehet çanta me iPhone X dhe para të gatshme

23.07.2025

Në qytetin e Vitisë, një person është bërë viktimë e grabitjes, ku nga çanta e tij janë marrë një telefon i llojit iPhone X, 10 franga zvicerane dhe pesë euro të metalta.

Ngjarja ka ndodhur te hënën, në rrugën “Habib Sejdiu”, ku viktima, teksa po ecte, është konfrontuar me një person të dyshuar, i cili me forcë ia ka rrëmbyer çantën.

“I dyshuari është në kërkim. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore.

Errët
Ndritshëm