Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është dënuar nga FIFA pas ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë, e zhvilluar më 7 qershor në stadiumin “Air Albania”. Përkundër përfundimit pa gola (0-0), ndeshja solli pasoja disiplinore për shkak të sjelljeve të papërshtatshme dhe diskriminuese nga një pjesë e tifozëve vendas.
FIFA ka vendosur një gjobë prej 161,500 franga zvicerane për FSHF-në dhe ka urdhëruar që të paktën 20% e kapacitetit të stadiumit të jetë i mbyllur për publikun gjatë ndeshjes së ardhshme në shtëpi, ndaj Letonisë.
Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, dënimi vjen për shkak të: këngëve me përmbajtje diskriminuese, hedhjes së objekteve, ndezjes së fishekzjarrëve, përdorimit të gjesteve dhe mesazheve të papërshtatshme, ndërprerjes së himneve kombëtare.