Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një mjet të dyshimtë shpërthyes pranë diskotekës Gate në Prishtinë, në orët e para të së mërkurës, mëson ekskluzivisht Shenjester nga burime brenda organeve të rendit.
Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, duke larguar fillimisht qytetarët nga klubi i natës, ku ishte paralajmëruar performanca e reperit Noizy.
Njësia e policisë për deminim është atje.
Rojet e diskotekës kanë deklaruar se nuk kanë vërejtur asgjë të dyshimtë më herët.
Deri tani nuk është gjetur ndonjë mjet shpërthyes, por Policia po vazhdon kontrollet dhe hetimet.
Diskoteka Gate ishte cak i djegies muaj më parë. Sapo ka rifilluar punën.