Errët
Ndritshëm

Edhe në rivendosje, gjykata lë në paraburgim policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të 27-vjeçarit

23.07.2025
Momenti I Arrestimit Te 27 Vjecarit Te Ndjere Agon Zejnullahu 720x456 1

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan edhe në rivendosje ua ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

“Caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do t’iu llogaritet prej datës së ndalimit nga 07.07.2025 deri me datën 06:08.2025”, thuhet në vendimin e Themelores.

Vendimi i shkallës së parë vjen pasi Gjykata e Apelit- Departamenti i Përgjithshëm më 17 korrik 2025 kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, dhe sipas detyrës zyrtare kishte anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan e cila më 9 korrik 2025 ua kishte caktuar paraburgimin për një muaj.

Sipas Apelit, Kolegji gjykues kishte konstatuar se aktvendimi i ankimuar përmban shkelje të dispozitave të procedurës penale të cilat kushtëzojnë anulimin e tij.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar ekskluzivisht mbi vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, Dosjen e Prokurorisë dhe deklarimin e të dyshuarve në Prokurori. /Betimiperdrejtesi

Errët
Ndritshëm