Errët
Ndritshëm

Arrestohet në Serbi një ish-ushtar i UÇK-së

23.07.2025

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me inicialet L.H., është arrestuar të martën në qytetin serb të Svilajnacit. Lajmi u raportua nga media serbe “Novosti”, sipas së cilës 59-vjeçarit nga Peja i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës në Serbi.

“Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës”, thuhet në raportimin e mediave serbe.

Arrestimi ka ardhur vetëm një ditë pas deklaratës së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili u bëri thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të shmangin udhëtimin nëpër Serbi, gjatë një konference për arrestimin e Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar ashpër ndaj ndalimit të Popoviqit, duke paralajmëruar “pasoja të paparashikueshme” nëse ai nuk lirohet.

Errët
Ndritshëm