Të paktën 15 persona, përfshirë katër fëmijë, kanë vdekur për shkak të urisë dhe kequshqyerjes në Gaza, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, teksa bllokada izraelite po e zhyt Rripin e Gazës në një krizë gjithnjë e më të rëndë humanitare.
Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 51 palestinezë, përfshirë 14 persona që ishin në kërkim të ndihmës, në sulme të ndërmarra në të gjithë Gazën që nga mëngjesi i së martës, një ditë pasi tanket izraelite depërtuan për herë të parë në pjesët jugore dhe lindore të Deir el-Balah.
Kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, ka deklaruar se mjekët, infermierët dhe punëtorët tjerë shëndetësorë në Gaza “po bien të fikët nga uria dhe lodhja”.
Ministrat e Jashtëm të 25 vendeve dhe një komisioner i Bashkimit Evropian kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftës, duke thënë se vuajtjet në Gaza “kanë arritur thellësi të reja”.
Lufta e Izraelit në Gaza ka lënë të vrarë të paktën 59,106 persona dhe ka plagosur 142,511 të tjerë.