Një person me urdhër-arrest ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Kosovës më 21 korrik.
Shtetasi serb u arrestua në Han të Elezit rreth orës 18:00.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar është arrestuar i dyshuari – kërkuari, shtetas i Serbisë. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.