Errët
Ndritshëm

Dyshohet për vetëvrasje: Një 62-vjeçar humb jetën në Prizren

20.07.2025

Një person 62-vjeçar ka ndërruar jetë të dielën, më 20 korrik 2025, në qytetin e Prizrenit. Policia e Kosovës dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se fillimisht Policia është informuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal është sjellë një person me plagë nga arma e zjarrit.

“Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale” ka deklaruar Bytyqi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për këtë rast po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

Errët
Ndritshëm