Llapi e ka konfirmuar transferimin e sulmuesit anësor, Adem Maliqi.
Kjo ëhstë hera e tretë që Maliqi do të djersijë fanellën e klubit podujevas.
“KF Llapi ka kënaqësinë të zyrtarizojë rikthimin e sulmuesit të krahut, Adem Maliqi, për herë të tretë në fanellën bardhekaltër”,
“Pas një edicioni me FC Suharekën, 28-vjeçari rikthehet për të kontribuuar për ngjyrat e klubit të vendlindjes”.
Ata kanë njoftuar se Maliqi tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore.
“Maliqi është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për ekipin tonë në edicionin e ri”.
“Mirë se erdhe aty ku zemra jote rreh më fort, Adem!”