Olympique de Marseille po shqyrton opsione për të forcuar repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të verës, por emri i Edon Zhegrovës nuk po pritet me entuziazëm të plotë në Francë.
Sipas medias franceze Score.fr, transferimi i sulmuesit kosovar të krahut, aktualisht pjesë e Lille OSC, shihet si një investim potencialisht i rrezikshëm, si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë të karakterit.
“Pavarësisht vlerës në treg prej 25 milionë euro, sipas Transfermarkt, 26-vjeçari do të përfaqësonte një investim të kushtueshëm dhe ‘një djalë të vështirë‘”, ka thënë konsulenti i RMC, Kevin Diaz.
Sipas tij, Edon Zhegrova duket se nuk është i pjekur dhe nuk është i vetëdijshëm për pikat e tij të forta dhe fushat ku ka nevojë për përmirësim.
“Mendoj se ai është një djalë që përpiqet të jetë i vetëdijshëm për pikat e tij të forta dhe fushat ku ka nevojë për përmirësim. Sidoqoftë, duket e vështirë për një ekip t’i menaxhojë këto gjëra tani për tani“, shpjegon ai. Kjo paqëndrueshmëri emocionale mund të jetë një pengesë e madhe për integrimin e tij në OM.
Në përfundim, Score.fr e cilëson si të papërshtatshëm transferimin e Zhegrovës në Olympique de Marseille, për shkak të rrezikut që ai paraqet për harmoninë e skuadrës. “Nëse nuk ka një ndryshim rrënjësor në sjelljen e tij, ky transferim do të ishte më mirë të shmangej”, përfundon media franceze.