Policia ka ndërmarrë masa ndaj një punonjësi të Stacionit Policor në Gjakovë, duke e suspenduar për 72 orë nën dyshimin për rrjedhje të informatave zyrtare.
“Sot, më datë 18.korrik.2025, Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimin të informatës, ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare”, njoftoi Policia e Kosovës.
Policia njofton se hetimet dhe veprimet e mëtejshme do të vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.