Real Madridi është duke përgatitur një tjetër goditje të madhe në merkato. Sipas Realmadridexclusivo, klubi spanjoll është i interesuar për transferimin e mesfushorit argjentinas Enzo Fernandez nga Chelsea.
Vlera e mundshme e këtij transferimi arrin në 150 milionë euro, shumë që do të përbënte një rekord të ri për “Los Blancos” në blerjet e futbollistëve.
24-vjeçari konsiderohet një prej talenteve më të mëdhenj në botë për pozicionin e tij. Ai fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 2022 dhe së fundmi triumfoi në Kupën e Botës për Klube me Chelsean në vitin 2025.
Për Real Madridin, kjo lëvizje do të ishte një përforcim i madh në mesin e fushës, ndërsa për Chelsean mund të përfaqësojë një tjetër largim të madh në verën e trazuar për klubin londinez.