Përsëri njëjtë, dështim tjetër i deputetëve që ta ta formojnë komisionin për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit.
Të pranishëm ishin 100 deputetë. 51 votuan për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Pas përfundimit të seancës së Kuvendit, deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën në foltore me akuza të ashpra ndaj qeverisë në detyrë.
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, kërkoi largimin e zyrtarëve të LVV-së nga kabineti qeveritar, duke theksuar se aktgjykimi i Gjykatës i ndalon funksionet e dyfishta. “Të respektohet vendimi i gjykatës. S’ka më arsyetime për të qëndruar në poste të paligjshme,” tha Krasniqi.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, shkoi edhe më larg. Sipas saj, Albin Kurti po punon kundër shtetit të Kosovës dhe rendit kushtetues. “T’i heqim maskën Kurtit. Ai nuk e ka njohur kurrë shtetin tonë, fshihet pas flamurit kuq e zi, por identifikohet me NOA-n,” u shpreh Bajrami.
Seanca e radhës do të mbahet të shtunën nga ora 11:00.