Errët
Ndritshëm

Erëra, reshje të izoluara dhe rrufe , IHMK apelon për kujdes

17.07.2025

Pjesa veriore e Kosovës është përfshirë sot nga erëra të forta, ndërsa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar kushte atmosferike të paqëndrueshme në disa rajone të vendit.

Sipas IHMK-së, në pjesën më të madhe të territorit pritet mot me diell dhe vranësira të pakta, por pasditja mund të sjellë reshje të izoluara shiu dhe rrufe, veçanërisht në zonat malore dhe veriore.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë deri mesatare, prej 1 deri në 9 metra për sekondë.

IHMK u bën thirrje qytetarëve për kujdes, sidomos atyre që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë orëve me rrezik për rrufe.

Temperaturat pritet të sillen nga 12 deri në 29°C.

Errët
Ndritshëm